Një aeroplan T-2 i ushtrisë greke është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor 7 milje në veri të Spartës në Peloponez. Sipas mediave greke, dy pilotët janë hedhur nga mjeti fluturues sapo ai pësoi avari.
Bashkëpiloti është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa piloti është zhdukur.
Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.