Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar në Pogradec dhe Korçë 308 kg mish nga kafshë të paregjistruara dhe identifikuara që nuk i janë nënshtruar kontrollit veterinar.  

Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

  • 190 kg mish viçi të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec
  • 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec
  • 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec
  • 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

AKU thotë se ndaj një subjekti u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.