Kryetari i opozitës Lulzim Basha përmes një statusi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain.
“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!,”-përfundon Basha në rrjete sociale.





