Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Specialistët e Rendit kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta gjatë fundjavës.

Qarkullimi Rrugor në vijim të zbatimi të planit të masave ka ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Sektori i Rendit ka ushtruar kontroll per evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Si rezultat  i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

• janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;

• janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.

Kontrolle të kësaj natyre, duke planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit do të zbatohen edhe në ditët në vijim.