Kryeministri Edi Rama ka braktisur mbledhjen e qeverisë në Vlorë dhe ka shkuar në Tiranë, për t’u nisur më pas me charter drejt Italisë, ku do të shohë ndeshjen Juventus-Lazio.

Ky informacioni është bërë publik nga Paloka përmes një postimi satirik në rrjetet sociale, ndërkohë që deputeti demokrat u kërkon gazetarëve që ta verifikojnë si rast.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht më 13:44, kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopterin Cougar, është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio që zhvillohet në orën 18:00. Kushdo që e ka mundësinë, gazetarë ose jo, le ta verifikojë”, shprehet ai.