Sot kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video, ku shihen punimet për ndërtimin e avionit “Air Albania”.
Në video shihet një fabrikë dhe etapat për ndërtimin e avionit, që nga ndërtimi i strukturës e deri te lyerja e tij.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Por poshtë videos kanë vërshuar komentet e shumëllojshme. Shumë qytetarë i ankohen për show dhe e pyesin se me çfarë çmimi do të udhëtojnë në këtë avion.
Dikush tjeter i kujton të luftoje mafian e krimin, e një tjetër të hapë vende pune.
Ja disa nga komentet:






