Familja Presidenciale nuk i ndahet maleve.
Pas pushimeve në bjeshkët e Kosovës, Presidenti Ilir Meta së bashku me familjen ka udhëtuar sot drejt malit të Tomorrit për t'u bërë pjesë e pelegrinazhit që përmbyllet më 25 gusht.
Në faqen e tij në "Facebook", ai ka postuar një foto me bashkëshorten Monika Kryemadhi, djalin dhe dy vajzat, ku shkruan "Mirëmëngjes nga maja e malit të shenjtë të Tomorrit!"





