Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, iu ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve durrsakë, festën e Kurban Bajramit.

Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Dako përcjell urimin e tij për këtë ditë të shënuar.

URIMI I DAKOS:

Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar. Kurban Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë por edhe në të gjithë vendin.