Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta pas zgjidhjes së çështjes me Kosovën.
Ai ka thënë se nuk do të pranojnë asgjë nëse serbëve të Kosovës nuk ju përmirësohet jeta, qoftë në shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik, të drejta politike dhe të gjitha fushat tjera ku varet e ardhmja e tyre.
“Është e qartë se për aq sa serbët dhe shqiptarët jetojnë në zona të njëjta me interesa të kundërta, paqe të qëndrueshme dhe stabilitet nuk mund të ketë pa një kompromis historik”, ka thënë Gjuriç për ‘Politika’.
“Shteti ynë është i gatshëm për shtegun që të gjendet zgjidhja”. Gjuriç ka thënë në këtë intervistë gjithashtu se pret që të zhbllokohet rruga për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /klankosova