Pas rrëzimit të urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ngre shqetësimin për një sërë godinash në vend, përfshi ministritë, kryeministrinë apo edhe universitetin, të ndërtuara para viteve ‘80-’90.

"Tashmë dihet se betoni nuk është i përjetshëm, dhe nëse para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetitë e tij të paktën 100 vjet, për shumë specialistë tashmë kjo kohë jo vetëm është vënë në dyshim, por po shkon drejt përgjysmimit," shkruan ndër të tjera zv.ministri Shkreli në postimin e tij në Facebook.

STATUSI I PLOTË

U R A . M O R A N D I

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!