Autori i masakrës së Selenicës, 24-vjeçari Ritvan Zykaj ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Vlorës, ku do të njihet me masën e sigurisë, pasi akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Zykaj, kushërinj të tij.

24-vjeçari është pritur me protesta në ambientet e Gjykatës. "Dënim me vdekje për kriminelin", ka qenë pankarta e shpallur.

Në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjes së përse e kreu krimin. Avokat për 24-vjeçarin është caktuar av.Gentjan Leka.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24-vjeçarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.