Vetëm pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, një tjetër ishull është përfshirë nga zjarret. Zjarri i madh ka rënë në ishullin Evia.
Autoritetet kanë dhënë menjëherë urdhrin për evakuimin e 250 banorëve në fshatin Stavros.
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se 62 zjarrfikës, me 28 automjete dhe katër helikopterë po punojnë për të lokalizuar flakët, të cilat janë duke u favorizuar nga era e fortë që është duke fryrë në këtë zonë
Pak ditë më parë, zjarri i rënë në Athinë i mori jetën 94 personave.