Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital. Vdekja e saj e ka çuar në 94 numrin e personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu periferinë e Athinës.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gruaja, e cila ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, është personi i 11-të që vdiq në spital si pasojë e zjarrit të 23 korrikut.
Ata shtuan se edhe 31 persona janë në trajtim spitalor. Tetë pacientë janë ende në gjendje të rëndë, e në mesin e tyre pesë persona në aparate për jetë.