Aurela Hoxha është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it përsa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale apo "ndërhyrjeve" me photoshop.
Muajt e fundit ajo po jeton më shumë jashtë vendit, konkretisht në Spanjë aty ku ka edhe angazhimet profesionale, nga ku poston shpesh foto nga përditshmëria dhe stili i saj i jetës.
Në një foto të postuar në Instagram, një komentuese i shkruan Aurelës, “Demek je kaq e gjatë??? Shyqyr zotit që keni photoshop e keni mundsi me shit pak mend.”
Por një koment të tillë, Aurela ka vendosur mos ta lërë pa përgjigjen e "merituar', ku shkruan: "Hë pra, me demek mi motër ca të bëjmë…se edhe në tv, edhe në rrugë, kudo ku dal me photoshop. Nora edhe ti me demek, si e zgjuar, pushime të bukura e dashur".





