Ka mbërritur në Kosovë reperi i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Action Bronson, i cili do të marrë pjesë në koncertin e Dua Lipa më 10 gusht në kuadër të festivalit Sunny Hill.
Në një konferencë për median në Prishtinë, Action tha se në çdo prezantim që bënte nuk e fshihte kurrë origjinën shqiptare ndërsa muajin e kaluar ka pasur shumë emocione kur simboli i shqiponjës u bë në Rusi nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
"Ndihem shume mire sepse jam në shtëpi. Kam shumë energji. Do ha fli, bakllava e shishqebap," tha ai duke qeshur sapo mbërriti në aeroport.





