Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Vlorën ku do të ketë takime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe disa aktivitete të përbashkëta, mes tyre edhe me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.
AXHENDA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më 08.08.2018 viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:
ORA: 11:00 – 11:30- Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
ORA: 11:50 – 12:00- Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;
ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;





