Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin për Expresse e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.

Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 17 vjeçare. 

“Pak minuta më parë është vrarë një grua dhe një vajzë 6-vjeçare në Brekoc, dhe ne jemi duke u marrur me rastin. I dyshuar është arrestuar”, ka thënë Gjokaj.

Gazeta Express ka marrë vesh nga burimet e veta se i dyshuari që ka kryer vrasjen ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji e kishte rrahur gruan e tij.

Siç mëson Express çifti kanë 6 fëmijë. Viktima, gruaja, mësohet se ishte shtetase e Shqipërisë.