Marko Gjuriç do të vizitojë nesër Kosovën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.
Zyberaj tha shkurt se Marko Gjuriç ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës. “Marko Gjuriç ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, tha Zyberaj për REL.
Gjuriç kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës më 26 mars të këtij viti, duke mos respektuar institucionet e Kosovës. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi.