Pas vrapit në Bjeshkët e Namuna, Presidenti Ilir Meta ka provuar Zin- Line, sportin ekstrem të rrëshqitjes me litar.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit tregon se sportet ekstreme, do të mbeten përherë të dashura për të dhe i fton të gjithë t'i shijojnë nëse duan të përjetojnë adrenalinë të paparë.
“Mirëmëngjes të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, shkruan Presidenti Meta në përshkrimin e videos.





