Gjatë ditës së shtunë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares Adelina Berisha dhe Arbër Kokës, djalit të deputetit të Durrësit, Lefter Koka.

E kontaktuar nga Telegrafi, vet këngëtarja Adelina Berisha e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka një lidhje me djalin në fjalë. Ajo ka treguar se është ndjerë e befasuar kur ka parë një lajm të tillë, teksa thotë se mediat ndërhyjnë së tepërmi në jetën e saj.

"Nuk është aspak e vërtetë… Nuk bëhet assesi fjalë për lidhje. U befasova nga një lajm i tillë. Mendoj se kanë hyrë më shumë se ç’duhet në privatësinë time", u shpreh ajo.

"Këto ditë vjen kënga ime e re, e cila do të jetë verore dhe do ta publikoj së shpejti", tregoi Adelina.