Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu thotë se raporti i vlerësimit të agjencisë prestigjioze, Standards & Poors për Shqipërinë, është një lajm i keq për vendin tonë.
Në një postim në Facebook, Kadiu shkruan se S&P edhe në 2018-ën e ka vlerësuar vendin tonë me një ambient makroekonomik ‘spekulativ i nivelit të lartë’, gjë të cilën ministri Ahmetaj e cilësoi si lajm të mirë, sipas deputetes.
POSTIMI I PLOTË
Një lajm i keq përsëri për vendin tonë. Standards & Poors vlerëson Shqipërinë ashtu si dhe në 2016 dhe 2017 ashtu dhe në 2018 me një ambient makroekonomik ‘spekulativ i nivelit të lartë’. Për Ministrin Ahmetaj ky është një lajm i mirë.
P.s. S&P flasin dhe anglisht::))





