Kryeministri Edi Rama, prej tre ditësh ka nisur pushimet së bashku me familjen e tij. I mësuar me zgjimin herët për shkak të angazhimeve të përditshme, edhe kur është me pushime nuk ka si të ndodhë ndryshe…

Ditën e sotme, ai e ka nisur mjaft herët dhe plot energji dhe siç duket ka kopjuar disi edhe paraardhësin e tij, Sali Berishën. Rama ka publikuar një video në Instastory duke notuar.

Ora shënon 07:47, dhe mesa duket Rama është i pari që ka hyrë për të notuar, duke shijuar kështu freskinë që të fal mëngjesi në det.