Pas zjarrit apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës, ku humbën jetën mbi 90 persona, vjen dorëheqja e parë nga kabineti qeveritar i Tsipras. Mësohet se zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska ka marrë vendimin drastik, duke dhënë dorëheqje.
Siç shkruajnë edhe mediat greke, ditën e sotme kryeministri grek, Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Toskas që e kishte paraqitur një javë më parë, madje dhe e ka firmosur.
Pas këtij vendimi Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin, ndërsa tashme kompetencat për këtë detyrë i kalojnë ministrit të Brendshëm Panos Skurleti.