Pas zërave që qarkulluan se Presidenti Donald Trump e la atë të priste për 15 minuta Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, ai ka folur për takimin duke e mohuar fuqimisht një lajm të tillë.
Duke folur në një miting në Pensilvani mbrëmjen e kaluar, Trump, i cili vizitoi Britaninë në korrik, tha se lajmet e përhapura ishin false dhe të neveritshme.
“Mua m’u kërkua të pija një çaj me Mbretëreshën dhe meqë ra fjalë shkoi për mrekulli. Mrekulli. U ula nga avioni dhe po prisja me truprojat e Mbretëreshës, ishin njerëz të mrekullueshëm. Vazhdoja të prisja. Isha 15 minuta më herët, po prisja me bashkëshorten time. Bëhej fjalë për Mbretëreshën apo jo? Por mund të presim. Megjithëse isha pak herët”, tha Trump.
“Pra, unë pastaj shkoj dhe takoj Mbretëreshën dhe ajo ishte fantastike. Pastaj shkojmë të pimë çajin. Dhe unë nuk e dija këtë, supozohej të zgjaste 15 minuta, por zgjati një orë. Sepse po ia kalonim mirë. Dhe ajo pëlqeu Zonjën tonë të Parë dhe Zonja jonë e Parë e pëlqeu atë.
“Por ia kaluam shumë mirë. Koha fluturoi. Pra kështu u përhap lajmi i rremë. Presidenti ishte 15 minuta me vonesë për të takuar Mbretëreshën. Gabim!”, shtoi më tej ai.





