Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, një video me pamje nga një ditë e zakonshme pune në pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Kreu i qeverisë shkruan se “qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se pak vjet më parë”.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ku qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë