Temperaturat në territorin shqiptar kanë shënuar një ngritje të dukshme dy ditët e fundit, por ajo vlerë që është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës ka qenë jashtë normales.

Meteoalb ka raportuar se në orët e drekës në Vlorë, temperatura ka shënuar 36.3°C, por në bazë dhe të prezencës së lartë të lagështirës (60%), temperatura është ndjerë si 48 gradë celcius!

Ndërkohë në Tiranë, temperatura është regjistruar në 37°C por është ndjerë në 43°C.

Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të jetë e pranishme edhe ditën e nesërme në të gjithë territorin shqiptar.