Dy inspektorë të AKU janë pezulluar nga puna me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU.
Klement Kodra dhe Daut Pepa me detyrë inspektorë pranë AKU Korçë janë pezulluar nga detyra një ditë pasi në një magazinë ushqimore u sekuestruan 2 ton pije të skaduara dhe mallra të tjerë ushqimorë.
Mësohet se dy punonjësit kanë ushtruar kontroll tek subjekti “Argentili” pak ditë më parë dhe sipas raportit të paraqitur prej tyre subjekti ka rezultuar në rregull.
Vetëm pak ditë më vonë një inspektim i drejtorisë së përgjithshme të AKU konstatoi disa shkelje nga ky subjekt ndërkohë që mësohet se për dy punonjësit do të depozitohet padi penale nga drejtoria e përgjithshme.





