Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati kanë bërë një vizitë në plazhin e Velipojës ku kanë dhënë një mesazh për të gjithë sipërmarrësit.

Ata i kanë kërkuar që të jenë transperentë me turistët dhe të mos abuzojnë me çmimin.  Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

"Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv. Të keni nën kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet. Prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte. Përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë", tha Klosi.