Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook”, denoncon drejtorin e Hetimit Tatimor të Sarandës, se sipas tij kërkon ryshfete nga bizneset.
Referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se drejtori Bardhyl Tafa bashkë me shoferin pasi drekuan në një restorant dhe nuk u pajisën me kupon, i kërkuan pronarit 500 000 lekë të rinj.
MESAZHI I PLOTË
Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor mirmbrema. po ju shkruaj Ju pasi vetem Ju i diskrititoni keta rilindas te krimbur. jam nga Saranda. Mbreme ne oren 24 te m3snates tek resorant Peshkatari drejtori i hetimit tatimor Bardhyl Tafa bashke me shoferin e tij kane bere nje skandal. i kerkonin pronarit 500 000 lek te reja pasi hengren mire e mire aty bene pagesen e tyre dhe nuk moren kupon tatimor dhe i benin presion Ai nuk pranonte dhe dikush qe u ndodh aty prane ( nje punonjes i krimeve te renda) lajmeroi forcat e fnsh qe ndodhen ketu dhe i arestuan ne flagrance. keta pasi u likujduan me policine dhe prokurorine pas dy oresh dolen dhe sikur ska ndodhur gje. i gjith qyteti e ka mare vesh. lum ky popull . lutem publikoje se keta duhet te diskrititohen pasi cdo biznesi i kane vene tarifa 5 milion ose 5000 euro. kam dhe histori tjeter nese deshironi per kete drejtorin e dashuruar te Ahmetajt nese e doni pasi jane filmuar kudo. ju flm”






