Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, ku marrin pjesë shumë personalitete të njohura të politikës.
Shumë figura e personalitete të politikës iu shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj.
Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha një kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste.





