Lista prioritare me 57 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, po shkon drejt shterimit. Nga grupi i parë prioritar kanë mbetur më pak se 10 subjekte për t’u verifikuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një tjetër listë me 108 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme dhe krimin dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës së dytë janë edhe katër gjyqtarë, kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konkretisht Enton Dhimitri, Fatos Qato, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja.

Gjithashtu, shtatë gjyqtarë dhe këshilltarë pranë gjykatave janë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila u boshatis për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Ata janë Ilir Mustafaj gjyqtar i Tiranës, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkodër, Rexhep Bekteshi Gjykata e Durrësit, Regleta Panajoti Gjykata e Tiranës, Valbona Bala ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi këshilltare në Gjykatën Kushtetuese dhe Elsa Toska këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë e listës së dytë është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn.

Gjithashtu, do t’i nënshtrohen Vetingut edhe një pjesë nga grupi i gjyqtarëve, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të shkarkohen për shkelje të rënda që diskreditojnë figurën e gjyqtarit, por që janë marrë në mbrojtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pjesë e listës së dytë janë edhe drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë, gjykatave administrative, gjykatave të apelit civil dhe gjykatave për krimet e rënda.

Vetingut do t’i nënshtrohen në ditët dhe javët në vijim edhe të gjitha drejtuesit e prokurorive në rrethe, të prokurorive të apelit si dhe të prokurorive për krimet e rënda.

Ligji i Vetingut ka përcaktuar si prioritet për t’ju nënshtruar fillimisht Vetingut anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe më tej njerëzit e tjerë drejtësisë sipas rëndësisë.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kontrollohen

  1. Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED
  2. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED
  3. Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED
  4. Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED
  5. Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  6. Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  7. Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  8. Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  9. Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  10. Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  11. Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  12. Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
  13. Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
  14. Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
  15. Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
  16. Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
  17. Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
  18. Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
  19. Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
  20. Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
  21. Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
  22. Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
  23. Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
  24. Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
  25. Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
  26. Sulejman  Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
  27. Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda
  28. Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë
  29. Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë
  30. Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës
  31. Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër
  32. Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë
  33. Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër
  34. Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
  35. Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër
  36. Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
  37. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër
  38. Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
  39. Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
  40. Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda
  41. Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
  42. Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
  43. Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
  44. Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
  45. Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
  46. Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
  47. Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër
  48. Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
  49. Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
  50. Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
  51. Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
  52. Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
  53. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
  54. Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë
  55. Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
  56. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
  57. Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë
  58. Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
  59. Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
  60. Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
  61. Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
  62. Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
  63. Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
  64. Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
  65. Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
  66. Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
  67. Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
  68. Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin
  69. Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
  70. Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër
  71. Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan
  72. Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
  73. Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
  74. Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
  75. Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
  76. Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
  77. Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
  78. Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
  79. Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  80. Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  81. Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  82. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  83. Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  84. Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  85. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  86. Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  87. Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  88. Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
  89. Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
  90. Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
  91. Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme
  92. Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
  93. Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
  94. Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
  95. Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
  96. Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
  97. Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme
  98. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
  99. Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese
  100. Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë
  101. Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë
  102. Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  103. Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  104. Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  105. Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
  106. Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
  107. Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë
  108. Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë

Burimi: Shqiptarja.com