Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama e cilëson mikun e tij, një burrë të paqtë e të arsyeshëm.
STATUSI I RAMËS:
“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe
”, shkruan Rama.
Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemoragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij. Por gjatë ditës së sotme ai pësoi arrest kardiorespirator, dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT nuk mund të përballojë dot për të qëndruar në jetë.
Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i Jashtëm në vitin 2003.



”, shkruan Rama.


