Edhe pas përgënjeshtrimit që i bënë mjekët e Onkologjikut në QSUT, Oriola Pampuri deputete e PD-së është e bindur se herceptina mungon për gratë e sëmura me kancer.
Sipas Pampurit, mungesa e herceptinës konfirmohet nga pacientët, gratë e sëmura me kancerin e gjirit që një pjesë e të cilëve e blejnë kimio-preparatin, një pjesë tjetër ikin jashtë për t’u trajtuar, ndërsa një pjesë kërkojnë miq për t’u futur në listë.
Reagimi i deputetes Orjola Pampuri:
Nese do na kishte mbetur pak ndergjegje te pakten brenda profesionalizmit te mos perdoremi si marioneta te interesave te qeverise. Nuk mund te bejme te cuditurin apo te habiturin per te permbushur kenaqesite e bastisesve te ketij vendi.
Te pakten duhet te pranojme qe brenda deklarates se mungeses se herceptines ka gjithcka te vertete pasi pacientet e pohojne dicka te tille, dhe kesaj smund t'i shmanget askush nga specialistet.
Herceptina vjen ne nje mase te caktuar, larg mases se nevojave te pacienteve me kancer gjiri edhe kete se mohojne dot profesionistet.
Kryeministri premtoi qe herceptina do te jete nder barnat e rimbursueshme, ne fakt ajo jo vetem qe nuk eshte, por mbetet ne regjistrin e barnave te farmacise se QSUT, sikurse dhe kimiopreparatet e tjere.
Fakti qe nuk ka buxhet per te permbushur nevojat e ketyre pacienteve nuk duhet t'ju indinjoje ju, por qeverine e nese beheni pale me te atehere jeni dhe ju po aq bashkefajtore, por kjo ne kurriz te shendetit te qytetareve.
Ju e dini mire qe shume paciente detyrohen ta blejne herceptinen, te tjere e bejne kuren jashte Shqiperie e te tjere mundohen te njohin dike qe te jene ne liste per ta perftuar.
Nuk mbuloni dot zullumet e qeverise qe kerkoni te mbeshtesni.
Më herët, shefja e Onkologjikut në QSUT, e përgënjeshtroi denoncimin e deputetes së PD-së, Oriola Pampuri se herceptina mungon për një pjesë të të sëmurave me kancer. Deputetja demokrate kujtoi premtimin që Rama iu dha të sëmurave me kancer se flakonët do të jenë falas, ndërkohë që sipas saj gjendja tani është ndryshe.





