Është ndarë nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili për 3 ditë do të mbushte 70 vjeç.
Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemoragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij.
Por gjendja e tij u përmirësua dhe pas trajtimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Hajdaraga la ambientet e spitalit.
Por gjatë ditës së sotme ai pësoi arrest kardiorespirator, dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT nuk mund të përballojë dot për të qëndruar në jetë.
Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i Jashtëm në 2003.





