Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak është ndaluar një shtetas i dënuar me 7 vite e 10 muaj burg i akuzuar për disa vepra penale.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
• Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan.
Haxhihyseni në vitin 2014 është shpallur në kërkim pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale "Vrasja" parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.
Në vitin 2017 (shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal.
A.Haxhihyseni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.





