Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Në seancë dëgjimore të 26 korrikut u mësuan probleme me deklarimin e pasurisë së bashkëjetueses.
Nga hetimet ishte konsatuar se prindërit e gjyqtarit Abdullai ishin investitorë të një fondi në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa bashkëshortja e tij për vitet 2014-2015, kishte evidentuar pasuritë veçmas, por pa deklaruar asnjëherë se çfarë dispononte.
Po në këtë seancë u mësua se pikat që mund të cënonin gjyqtarin Abdullai ishin pasuria me mungesë burimesh të ligjshme sipas KPK-së e bashkëjetueses, mungesa e llogarive bankare deri në vitin 2016, vonesa në dhënien e vendimeve dhe lirimin e një të burgosuri të kapur me drogë, të cilin Apeli e kishte kthyer në burg.





