Enca ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram, të cilat ishin shkëputur nga prapaskenat e koncertit madhështor që u mbajt dy ditë më parë në sheshin ‘Skënderbej’, ku i pranishëm ishte edhe reperi me famë ndërkombëtare Daddy Yankee.

Në fotot e postuara prej saj, ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit dhe madje dhe të përqafuar, krahas të cilave këngëtarja shkruan: "Ishte kënaqësi të të kisha në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë me ty. Energjia jote ishte e mrekullueshme. Zoti të bekoftë".

Ky postim nuk kaloi pa u vënë re dhe nga vetë Daddy Yankee, i cili i ka lënë një koment këngëtares, ku shfaqet flamuri i Puerto Ricos, flamuri shqiptar dhe një trëndafil për Encën.