Sipas tabloidit anglez "The Sun" shkaku i shtrimit të ri të Demi Lovato në spital është prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriu që e ndihmoi të rrinte larg telasheve dhe substancave të rrezikshme për gjashtë vjet.
Sipas "The Sun", këngëtarja ra viktimë e një overdoze heroine, pasi pak javë më parë, ka pushuar nga puna Bayer.
"Ziheshin sepse ai e ndjente që këngëtarja po kërkonte justifikime për sjelljet e saj të gabuara dhe nuk i thoshte të vërtetën për gjërat që bënte", shkruan tabloidi.
"Pas debatit të fundit ai i vuri në dukje gjëra që ajo nuk donte t’i dëgjonte. Gjithçka u bë shumë konfuze, sepse Mike ishte shkëmbi në të cilin ajo mbahej, pas përfundimit të marrëdhënies me Wilmer Valderrama".





