Djali i miliarderit George Soros ka qenë këtë fundjave në bregdetin shqiptar të jugut. Këtë e ka dëshmuar vetë Aleksandër Soros, i cili ka publikuar edhe një foto në Instagram me kryeministrin Edi Rama.

Krahas fotos, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën, të cilin e konsideron si njeriun vizionar.

"Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal."