Këngëtari Alban Ramosaj teksa ka paralajmëruar publikimin e hitit të tij më të ri "A thu pse", ka vënë re se në klipin "Oh God" të lançuar ditën e djeshme nga Era istrefi në bashkëpunim me Konshens, ka detaje të cilat ngjasojnë.

Të dy videoklipet janë xhiruar në det dhe në sfond kishte vetëtima. "Era Istrefi, sa kilovat janë vetëtimat andej nga bregu yt?"- shkruan Alban Ramosaj.

"Thashë mos të kisha kopjuar, por jo, koinçidencë qenka’- i komenton Era duke qeshur.