Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana sot feston 35-vjetorin e lindjes.

Urimet dhe mesazhet që ai merr sot duhet të jenë të panumërta, por një prej tyre, i bërë publik, është akoma më i veçantë.

Presidenti Ilir Meta i ka dedikuar disa fjalë të ndjera Lorikut, në faqen e vet zyrtare.

“I uroj të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë”, shkruan ndër të tjera Meta, krahas dhe këtyre 3 fotove të publikuara.

URIMI I METËS:

Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.