“Gara midis oligarkëve për të vjedhur më shumë qytetarët është konkurencë e tregut shqiptar”. Kështu i quan në një postim në Facebook, deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, projektet e qeverisë Rama për ndërtimin e rrugëve përmes formës PPP.

Duke vënë theksin në faktin se vetëm 4 rrugët e projektit 1 miliard euro kanë arritur vlerën 670 milion euro, e barabartë kjo me 7% të prodhimit kombëtar, Kadiu shprehet në mënyrë ironike: “Rrugë të shtruara me “Ar” nga “Minjtë” apo “Luanët”.

Postimi i plotë i deputetes Kadiu:

Rruge te shtruara me “Ar” nga “Minjt” apo “Luanet”

Pasi mbylli me nje vlere spetakolare rrugen Kashar-Thuman 21 km per 226 milion Euro nga Gener 2, qeveria Rama aktualisht ofron per rrugen Milot Balldren 215 milion euro per 18 km nga ANK.

Deri me Tani kosto per 4 rruget e projektit 1mild euro kane arritur ne 670 milion Euro, 7% e prodhimit kombetar.

Per ironi te fatit Paralelisht vetem disa jave me pare vete gjykata e BE-se mbi auditimin e koncesioneve shpalli te pa eficenta te gjitha koncesionet (te marra nen auditim) per ndertimin e autostradave permes formes PPP.

Per te gjithe librat e ekonomiksit termi konkurence ripercaktohet si me poshte: gara midis oligarkeve per te vjedhur me shume qytetaret eshte konkurence e tregut shqiptar.

Rruge rruge rruge rruge qe na ftojne diku o shqiptar. Dhe me pyesin Per ku? Per ku?. 1995