Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Dashamir Xhikën, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Xhika u prangos më datë 2 shkurt 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku të cilët ndodhen ende në "arrest me burg", Prokuroria i akuzoi se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.





