Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë dy nga prezantueset më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar të cilat gëzojnë një miqësi prej shumë vitesh.
Aktualisht Xhemi ka nisur turneun "Verë dhe Portokalle" në qytete të ndryshme të Shqipërisë teksa ishte e ftuar në emisionin "Pushime on Top", ku tregoi diçka më shumë rreth marrëdhënies me Arbanën.
Xhemi tha se edhe ajo dhe mikesha e saj nuk bëjnë asnjë përjashtim, pasi si në çdo shoqëri, edhe ato debatojnë.
“Edhe ne zihemi, por kurrë nuk mbajnë mëri. Maksimumi na zgjat dy orë” – u shpreh moderatorja e “Top Channel”.
Prezantuesja e “Portokalli” rrëfeu se të paktën dy herë në vit organizojnë pushime së bashku, ndaj udhëtimi i rradhës është në fund të verës.





