Grimierja shqiptare e shumë personazheve publik, tashmë ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku angazhimi me projekte të ndryshme atje, zë "pjesën e luanit" në kohën e saj.

Po flasim për Lili Ismailin e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka punuar edhe me personazhe shqiptarë që po bëjnë karrierë në botë, duke shfaqur foto e video të tyre.

Revista class shkruan se Lili Ismaili do të jetë zyrtarisht pjesë e stafit të punës së revistës së famshme botërore Glamour. Kjo e fundit, është një nga revistat me një historik shumë vjeçar në media, ku të shumtë janë VIP-at që shfaqen në kopertinën e saj.

Këtej e tutje, do të jetë Lili ajo që do të grimojë shumë aktorë, modelë, e personazhe me famë botërore që do publikohen aty!