Autoriteti i Mediave Audiovizive shtyn deri më 10 shtator mbylljen e transmetimeve analoge.
Afati i fundit për mbylljen e transmetimeve ishte lënë 31 korriku, por me vendimin e fundit të AMA-s, mbyllja e transmetimeve në Tiranë e Durrës do të bëhet pas 10 shtatorit.
Çfarë do të ndodhë me aparatet e televizorëve?
“Teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi”, njofton AMA.
Pa këtë dekoder, askush nuk do të mund të shohë ndonjë kanal televiziv.





