Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale për shkak të stilit të saj modern. Përveçse si këngëtare, ajo ndiqet më së shumti dhe si blogere e modës.
E ftuar në një emision, Jonida ka listuar dhe femrat më të bukura shqiptare sipas saj.
Ajo konsideron si ikonë bukurie ish-missin shqiptar, Valbona Selimllari dhe ndër të tjera shton dhe personazhe të tjera si: Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, ndërsa Marina Vjollcën e konsideron si moderatoren më seksi.





