Bëmat e Diego Armando Maradonës nuk kanë fund. Pas protagonizmit të tij në Kupën e Botës me gjeste shpeshherë me tepër se impulsive, El Pibe de Oro ofron një spektakël më vete në intervistën e dhënë së fundmi me mediat e vendit të tij, të interesuara për “Rusi 2018” dhe vizitën e tij të fundit në Bjellorusi.

Në fakt, është e vështirë të kuptohen fjalët e legjendës argentinase të futbollit, sepse duket qartë se është nën efektin e akoolit.

Maradona mendon se po u përgjigjet pyetjeve, por artikulimi i tij është për të ardhur keq, pasi nuk i kuptohen fjalët që nxjerr nga goja.