Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 74. Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë.
Ndërkohë dhjetra persona vijojnë të jenë të zhdukur, ku mendohet se janë mes viktimave. Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.
Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.