Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant.

Sipas mediave greke pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, dhe akoma më prekës është fakti që disa prej tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin në përpjekjet e fundit të dëshpëruara për shpëtim.

Restoranti thuhet se ndodhej 100 metra larg detit, por flakët dhe hiri i zjarrit i ka asfiksuar të gjithë ata që ishin brenda duke i ndaluar kështu të mund të gjenin një rrugëdalje.